Monedha e 1 centi, shitet 2.3 milion dollarë

Kuriozitete

 

centi-amerikan-640x330

Monedha metalike me vlerën nominale prej një centi, e prodhuar më 1793 në Floridë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shitur në ankand për 2.3 milionë dollarë.
Transakcioni i shitjes ndodhi të mërkurën në ankandin e organizuar nga ‘Heritage Auctions’.
Kjo monedhë njihet si ‘monedha e bashkëjetesës’. Kornizat e saj janë të përshkuara format unzore të lidhura me njëra tjetrën për të simbolizuar solidaritetin e shteteve në SHBA.
Me kohë monedha kishte pësuar ndryshime në dizajnin e saj, sepse në kohën kur u prodhua ajo, kishte edhe interpretime se ‘format unazore nuk simbolizojnë solidaritetin, po robërinë dhe skllavërinë’. Më vonë kjo monedhë u ridizajnua me vendosjen e kurorës në vendet e formave rrethore.
Ankandi i parë në të cilin ishte nxjerr në shitje kjo monedhë është ai i vitit 1879, kur ajo u ble për 76 dollarë