Në ndryshim nga Facebook-u ku peshën kryesore e zë fjala dhe komunikimi i shkruar në përgjithësi, Instagram nuk mund të mendohet pa fotografinë. Kushdo që ka një llogari në rrjetin më të preferuar të të rinjve, e di shumë mirë që të postosh një foto nuk mjafton, në Instagram duhen ndarë gjithmonë më të veçantat edhe të çmendurat. E për ta realizuar këtë gjë, duhet gjithashtu edhe pak sakrificë, e cila përkthehet në qindra ‘’likes’’ dhe komente, por mund të kthehet edhe në një rrezik serioz për jetën, siç është rasti i modeles kaliforniane Katarina Zarutskie.
19-vjeçarja është shumë e njohur në Instagram, ku numëron mbi 450 mijë ndjekës, megjithatë pas kësaj që i ka ndodhur me siguri që do i shtohen akoma edhe më tepër. Ndërkohë që bukuroshja vegane ndodhej për pushime në Bahamas, ka zgjedhur të guxojë paksa dhe të realizojë një fotografi me disa peshkaqenë që lundronin poshtë këmbëve të saj. Megjithatë ajo nuk e kishte marrë me mend që peshkaqenët do të tregoheshin armiqësorë me të dhe do ta kafshonin.
‘’Papritmur m’u duk sikur po më tërhiqnin me forcë nga poshtë 4 a 5 persona. Nuk po kuptoja asgjë, ndjeja vetë forcën e tërheqjes dhe kafshimet e tyre. Nuk e di si ia do ia kisha bërë, po të mos kishte ndërhyrë një prej rojtarëve të palazhin.’’, -është shprehur ajo. Përgjegjësi për kafshët e detit në lokacionin ku ajo ndodhej tha që peshkaqenët ka gjasa ta kenë ngatërruar krahun e vajzës me ushqim pasi që ishte koha kur ata ushqehen nga kujdestarët.