Mjaft me teori pa baza; Larësi i gojës nuk zëvendëson maskat dhe nuk e vret virusin

Kuriozitete

Prej kohësh qarkullon ideja se një nga përfitimet e larësit të gojës është që vret me 90% virusin. Kjo është diçka që të gjithë mund ta përdorim dhe do ishte shumë e thjeshtë aq sa mund të mos kërkonim më as për një vaksinë!

Por nuk është kaq e lehtë. Thënë kjo, ekzistojnë disa rreziqe që lidhen me keqpërdorimin e shpëlarjeve.

-Përdorimi i shpeshtë mund të ndryshojë mikrobiomën në gojë dhe hundë, e cila përfshin mikrobet e mira. Shpëlarësit e gojës me bazë alkooli gjithashtu mund të çojnë në acarim, dhe shpëlarjet me bazë jodi mund të ndërhyjnë në funksionin e tiroides.

Ngjashëm me kimikatet e tjera që vrasin koronavirusin, keqpërdorimi i shpëlarjeve duke i gëlltitur ato ose duke i thithur ato gjithashtu mund të shkaktojë dëm.