Migrena ndryshon strukturën e trurit, pijet dhe ushqimet e ftohta përkeqësojnë gjendjen

Kuriozitete

migrena

Njerëzit që vuajnë nga migrena përveçse duhet të durojnë dhimbjet torturuese përballen dhe me efekte të tjera anësore si:  të përziera, mbindjeshmëri ndaj dritës etj. Për ta përkeqësuar edhe më shumë gjendjen, studimet e fundit kanë dalë në përfundimin se migrena mund të ndryshojë përgjithmonë strukturën e trurit tuaj. Hulumtuesit nga Universiteti i Kopenhagenit në Danimarkë zbuluan se ata që vuanin nga migrena ishin 68% më shumë të rrezikuar të kishin dëmtime të trurit sesa ata që nuk kishin migrenë. Konsumi i pijeve dhe ushqimeve të ftohta mund të përkeqësojë këtë gjendje dhe specialistët këshillojnë të gjithë njerëzit të tregojnë kujdes ndaj regjimit ushqimor. “Ngrirja e trurit” është nje fenomen i cili ndodh fill pas ngrënies së një ushqimi të ftohtë dhe karkaterizohet nga dhimbjet në ball rreth syve dhe hundës.Njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të jenë edhe më të kujdesshëm në mënyrë që të minimizojnë ndryshimet në tru në një hark kohor afatgjatë, ndërkaq njerëzit që nuk vuajnë duhet të sigurohen që me kalimin e kohës mos të përballen me këtë sëmundje.