Pas vendosjes së transmetuesve satelitorë mbi guaskën e tyre këto breshka janë hedhur sërish në ujërat e detit në lagunën e Patokut. Vendosja e antenave satelitore nga një grup specialistësh vendas dhe të huaj ka rezultuar me sukses. Tashmë biologët do të kuptojnë më mirë se si është jeta e këtyre gjallesave gjatë shëtitjes së tyre në dete të ndryshme. Breshkat që do të shërbejnë si pjesë e studimit janë të llojit kelonja ose sic njihen ndryshe breshkat fluturuese. Studimi i sofistikuar i këtyre gjallesave detare është pjesë e e një projekti të BE e mbështetur edhe nga ministria e Mjedisit.