Nuk ekzistojnë vetëm trende për vetullat, grimin, veshjet apo flokët. Në këtë kohë që po jetojmë njerëzit nuk mund ta imagjinojnë jetën pa rrjetet sociale dhe pa postuar një foto apo video në to. Instgrami është bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë dhe aty mund të shohim foto dhe video nga më të çuditshmet.
Vrulli i sfidës “In my feelings” sapo ka kaluar dhe njerëzit kanë gjetur diçka tjetër, që është bërë virale në internet.Trendi më i ri i fotove është më i çuditshmi që kemi parë. Njerëzit po pozojnë sikur janë rrëzuar me fytyrë në tokë nga shkallët, nga jahtet, nga makinat etj. Këto foto shoqërohen me hashtagun #falllingstars dhe pasi ka nisur në Rusi po përhapet në gjithë botën.