Mërkuri hyn në Dem bashkë me Diellin dhe ja ç’do të thotë kjo për gjithë Zodiakun

Kuriozitete

Që prej 19 prillit, jo vetëm Dielli është spostuar drejt Demit, por edhe Mërkuri ka hedhur ‘këmbën’ e tij në të njëjtën shenjë (ku do të qëndrojë deri në 9 maj). Mërkuri flet për ide dhe për forcë intelektuarle, duke e spostuar energjinë e ideve nga shpejtësia dhe impulsiviteti i Dashit, drejt një mënyre të menduari më reflektuese, ndodnjëherë të ngadaltë për disa, por shumë solide dhe konkrete.

Në Dem, Mërkuri nuk do të ketë të bëjë vetëm me Diellin, por së shpejti do t’i bashkohet edhe Uranit e më pas Venusit, duke dhuruar ide speciale, gjëra të bukura, duke i bërë fjalët më të ëmbla e origjinale.

Premtime të mëdha ka në horizont për Demin, Virgjëreshën, Bricjapin dhe Peshqit, pra për shenjat që do të përfitojnë më shumë nga këto enrgji të mëdha.

Edhe Gaforrja mund të ketë ide dhe projekte të bukura të mbajtura peng Marsi që pas datës 23, do të jetë pikërisht në shenjën e vet.

Përfitime në horizont duken edhe për Peshoren që bën paqe me marrëdhëniet dhe dashuritë, ndërsa për Akrepin gjithçka do të përkthehet në sfida të reja, ku duhet të tregojë një gjendje të përmirësuar shpirtërore.

Dashi, Luani dhe Shigjetari i ulin pak fuqitë, por edhe pasionin për ide dhe situata të caktuara, duke mos qenë aq të aftë për të përballuar çdo gjë. Për Binjakët bëhet gjithçka më pak e rëndësishme, por për t, maji do të jetë vërtet një muaj super. Në fund, Ujori, bëhet më reflektues dhe më i ndjeshëm ndaj gjërave të shtëpisë, gjithçkaje që ka afër dhe që ka nevojë për ngrohtësi.