Mënyra se si shtrëngojmë dorën tregon më shumë se fjalët sepse është instiktive dhe, si të gjitha gjërat instiktive, është e sinqertë.
1. Ky shtrëngim, me kyçet e gishtërinjve të drejtuara lart, tregon indiferencë, por është edhe simptomë e një shëndeti jo të mirë. Bëhet fjalë për një njeri që ka një karakter të paqëndrueshëm.
2. Dora e hapur mirë, e shtrirë në mënyrë të vendosur me të njëjtën vijë të parakrahut, është tregues i një karakteri të pastër, korrekt. Njeri i besës por që shpesh është edhe viktimë e pendimeve.
3. Njerëzit që e shtrijnë dorën në mënyrë vertikale, nga lart poshtë, janë njerëz despotikë, mendjemëdhenj, me një natyrë autoritare. Pretendojnë gjithçka, nuk kanë respekt për të tjerët.
4. Ky shtrëngim duarsh u përket lajkatarëve. Janë të stërholluar, me pretendime, shpesh e teprojnë me premtime, por veprimet e tyre të zhgënjejnë dhe janë inferiorë ndaj qëllimeve të shprehura.
5. Kush e jep dorën pothuajse të mbyllur, në heshtje, në përgjithësi është i ndrojtur dhe i mbyllur. Megjithatë është egoist.
6. Kush e jep dorën të shtrirë, të hapur, është një njeri që shikom interesin, servil. Përveç të tjerash tregon një sensualitet të maskuar dhe një dëshirë për ta lëshuar veten.
7. I përzemërt dhe jo pa zjarr, tregon një temperament të ëmbël, në veçanti te mashkulli që mban mes duarve të tij dorën e një femre. Eshtë një njeri shumë i sinqertë dhe besnik, me qëllime të qarta dhe korrekte.
8. Ai ose ajo që jep dy ose tre gishtërinj nuk është shumë i sinqertë, dhe nuk është i mirëkuptueshëm. Përveç të tjerash tregon një edukatë të keqe.
9. Shtrëngim dore i vendosur dhe energjik, edhe pse ndonjëherë mund të duket brutal, nervoz. Kush e shtrëngon dorën në këtë mënyrë nuk ka qëllime të tjera, ushqen besim tek të tjerët, është i sinqertë,
10. Kjo mënyrë shtrëngimi dore, që në fakt nuk është një shtrëngim i vërtetë, tregon një situatë paqëndrueshmërie të persona-litetit. Eshtë një shenjë mos interesimi që mund.