Më thuaj si fle, të të them çfarë tregon kjo për personalitetin tënd!

Kuriozitete

corape

1.Nëse flini me çorape
Nëse vishni çorape në shtrat, ndoshta kjo është sepse jeni shumë i ndjeshëm ndaj të ftohtit. Nëse është kështu, kjo mund të lidhet me aspekte të ndryshme të përbërjes suaj fizike, duke përfshirë trashësinë e lëkurës suaj dhe shkallën metabolike të trupit tuaj. Njerëzit të cilët ndjejnë nevojën për të fjetur me çorapet e tyre zakonisht kërkojnë të mbrohen. Nëse je një prej tyre, shanset janë që ju adhuroni vende komode dhe gjithmonë kërkoni të krijoni marrëdhënie të thella dhe shumë intime me të tjerët. Ju jeni një person i prekshëm dhe nuk keni frikë për ndarjen e hapësirës suaj personale. Përqafimet ju bëjnë të lumtur.

2.Nëse flini pa çorape
Nëse nuk mund ta tolerosh idenë e gjumit me çorape dhe vetëm mendimi i këmbëve të mbuluara gjatë natës të bën të ndihesh i sikletosur, ndoshta është sepse ke një metabolizëm më të shpejtë se të tjerët, qarkullim të mirë të gjakut si edhe lëkurë më të trashë. Ju keni një predispozicion biologjik për të ruajtur dhe gjeneruar ngrohje dhe për këtë arsye nuk ndjeni nevojën për të mbuluar këmbët tuaja. Megjithatë, nuk është thjesht fizike. Duke qenë më pak të ndjeshëm ndaj të ftohtit është gjithashtu e lidhur me mënyrën se si ndërveproni me të tjerët. Nëse fle gjumë zbathur, ndoshta je një person shumë i pavarur. Ju e vlerësoni shumë hapësirën tuaj personale dhe hyni në kontakt me të tjerët vetëm kur jeni të gatshëm të ndërveproni. Në një marrëdhënie tenton të marrësh një rol mbrojtës, je i sinqertë dhe nganjëherë sfidues, ti e di se si të kujdesesh mirë për njerëzit që do.