Ka shumë arsye pse njerëzit duhet të përdorin një maskë në jetën e tyre të përditshme. Në Kinë dhe në disa pjesë të Azisë ato përdoren masivisht si mbrojtje kundër papastërtisë së ajrit që po rritet në mënyrë alarmante. Ndërkohë në Japoni maskat përdoren për të parandaluar marrjen e sëmundjeve gripale që transmetohen përmes ajrit.
Dizanjatorët Simone Rebaudengo dhe Paul Adams kanë sjellë një version të ri të këtyre maskave. Unmask i lejon përdoruesit e saj të shfaqin emocionet e tyre dhe përmes maskave. Ajo është e pajisur me një ekran LED i cili shfaq 4 gjendjet emocionale; neutral, buzëqeshje, surprizë dhe puthje përmes dritave LED. Gjithashtu në të është vendosur dhe një platformë Arduino e cila njeh gjendjen emocionale të përdoruesit dhe e pasqyron atë në ekran. Tani për tani zhvilluesit nuk kanë ndonjë plan për ta komercializuar këtë produkt, por ata do të vazhdojnë ta përmirësojnë këtë model duke përdorur materiale të ndryshme.