Mbrëmja kalohet bukur nën shoqërinë e kanalit Family, me filmin “Pasion në akull”!

Kuriozitete

Mbrëmja kalohet bukur nën shoqërinë e kanalit Family, me filmin “Pasion në akull”, i vitit 1992.

Një patinatore mjaft e zonja, por me një karakter shumë të vështirë, përpiqet të fitojë medaljen e parë në lojërat Olimpike. Problemi është se ajo bie në dashuri me partnerin e saj në vallëzim, një lojtar hokej, me të cilin i pëlqen të luajë si macja me miun.

Disa kuriozitete rreth filmit:

1- Dy aktorët kryesorë, Moira Kelly dhe DB Sweeney nuk dinin të patinonin, por arritën që ta bindnin produksionin që të dy ishin perfekt për këtë rol. Pasi e fituan audicionin, të dy filluan një kurs intensiv për të mësuar si të patinonin.

2- Moira Kelly dhe DB Sweeney bënë një marrëveshje që nuk do të bënin një film të dytë pa njëri-tjetrin. DB Sweeney-t ju dha një skenar për një film të mundshëm të dytë, por tha që ishte i tmerrshem dhe pagesa shumë e ulët.

3- Moira ndrydhi kaviljen në javën e parë të xhirimeve të filmit. Skenat e patinazhit u shtynë për në fund të xhirimeve. Ajo e mbajti këmbën në allci për një muaj.

4- Christine Hough dhe Doug Ladret, të cilët luajnë pjesëtarët e skuadrës ruse në film, janë në të vërtetë patinatorë profesionistë të cilët përfaqësojnë Kanadanë.

“Pasion në akull” e ndiqni SOT ora 20:00 në Family!