Çiftet e lumtura nuk zihen asnjëherë
Njerëzit që nuk zihen asnjëherë, zakonisht nuk duan t’ia dinë për njëri-tjetrin. Çiftet që kanë probleme të vazhdueshme janë gati për t’u ndarë. Nuk duhet të abuzoni as me zënkat, por edhe pa debate nuk mund të shkojë një lidhje. Çfarë është e rëndësishme në një debat: të nxirret një mësim dhe t’ju shërbejë që lidhja juaj të bëhet më e fortë.
Prindërit e lumtur i duan kushërinjtë e njëri-tjetrit
Mos prisni që partneri juaj të dojë familjen dhe miqtë tuaj. Ju gjithashtu nuk keni pse bëheni një fans i familjes së atij. Ju e keni zgjedhur njëri-tjetrin për këtë lidhje. Sigurisht, ju duhet të keni një marrëdhënie të mirë me njërëzit e tij, ose të saj, por kjo nuk do të thotë që raportet duhet të jenë të shkëlqyera.