Shumë është shkruar për marrëdhëniet në çift, por ama shumë do të vazhdojë të shkruhet. Gjithmonë do të ketë gjëra të reja për t’u thënë, pasi çdo marrëdhënie është e ndryshme nga njëra-tjetra, por në thelb mbeten të njëjtat problematika. Bright Side ka përmbledhur disa nga sterotipet rreth marrëdhënieve në çift që nuk duhet t’i besoni më:
Duhet të ketë pasion që në fillim
Jo të gjitha marrëdhëniet fillojnë me pasion që në fillim. Edhe pse mund të mendoni se pasioni duhet të fillim të lidhjes, për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë: duhet të keni besim tek njëri-tjetri dhe çfarë është më e rëndësishme: të qeshni së bashku.
Prindërit janë të lumtur kur kanë interesa të përbashkëta
Çdo njeri ka interesat dhe pasionet e tij. Mos mendoni se një njeri që adhuron të shkojë në opera nuk do të përshtatet me një njeri që pëlqen të shikojë sport. Në kohët që po jetojmë, interesat personale do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës në sytë e partnerit.