Mario Balotelli, “Mbret i Twitter 2014”

Kuriozitete

 

164582

Mario Balotelli në këtë moment padyshim që nuk mund të konsiderohet si një mbret i zonës së rreptësisë, pasi ka zhgënjyer me paraqitjet e tij sportive të Liverpool, por gjithsësi mund të kënaqet me faktin që kurorëzohet si mbret i zonës së rrjeteve sociale.

Siç raporton “Daily Mai”l, Mario Balotelli është etiketuar si “King of Twitter 2014”, Mbret i Twitterit për vitin që po lëmë pas.

Sulmuesi i Liverpoolit, edhe pse nuk ka magjepsur me paraqitjet e tij në fushën e blertë padyshim që ka qenë jashtëzakonisht produktiv me 140 karakteret e lejuara në komente duke ngjallur më shumë reagim nga gjithë të tjerët.

Edhe pse jo me gola, Balotelli ka bërë të flitet shumë për të gjatë këtij viti, cështja është se në më të shumtën e rasteve ka ngjallur reagime negative

164582

 

164582