Makinë elektrike prej druri

Kuriozitete

161819
Liu Fulong, nga Kina ka ndërtuar makinë elektrike nga druri. 48 vjeçari ka punuar për tre muaj me rradhë për arritjen e këtij objektivi.

Makina e ndërtuar prej tij ka pasqyrat e krahëve, një bori, sinjalet dhe natyrisht ndriçim përpara.

Fulong nuk ka bërë asnjë specializim lidhur me këtë fushë përkundrazi ai e ka braktisur shkollën, menjëherë pasi ka mbaruar filloren.

48 vjeçari kinez ka aftësi për të ndërtuar një makinë që arrin deri në 35 kilometra në orë kur është e karikuar plotësisht.