Makinat më të shëmtuara të 2014-ës

Kuriozitete

 

165779
Duket se jo gjithmonë format e krijuara janë përfekte kemi dhe raste që tregojnë se është e vështirë që të kemi sukses dhe kjo varet nga shumë faktorë. Këto janë tre makinat që janë cilësuar si makinat më të shëmtuara të vitit 2014-të;

Toyota i-Road është cilësuar si makina “joshërbyese” për shkak se ajo brenda mund të akomodojë vetëm një person. Madhësia e vogël e saj ka bërë që njerëzit të nisin shakatë se “me të nuk mund të bartësh as gjëra ushqimore”.

Honda N-Box Slash, kjo makinë ka formën katrore në Japoni ka pasur sukses të madh. Rrotat dhe motori i vogël që bartin një makinë me hapësirë të madhe e ka shndërruar këtë veturë ndër më të famshmet sa i përket dizajnit jo mirë të qëlluar.

Renault KWID makinë franceze që u krijua nga Nissani u shpalos në Delhi në Indi, por cilësohet si veturë e krijuar “gabimisht” sepse ajo si veçori ka vetëm mundësinë e lansimit të dronit. Këtë Renault KWID e ka krijuar për shoferët që në rast të rrugëve të bllokuara të lansojë dronin nga tavani i veturës për të parë rrugë të ngushta për t’i mundësuar të lëvizin më shpejtë.

 

165779

165779

165779