Lum si ato gra që bekohen në dhjetor, ja çfarë kanë kaq të veçantë fëmijët e këtij muaji

Kuriozitete

Periudha më e bukur e vitit! Drita, dhurata, kartolina, numërimi mbrapsht, bilance, kuzhinë e ngrohtë, familje, miqësi dhe dashuri… erdhën prapë festat!
E bashkë me to lindin edhe fëmijët që mbartin shpirtin e festës gjatë gjithë vitit. Bebet që vijnë në jetë nën shenjën e shigjetarit dhe bricjapit janë të bekuara me disa tipare që rrallë gjenden tek njerëzit e tjerë ! Pa u zgjatur shumë Living do t’ju tregojë çfarë të veçantash kanë njerëzit e lindur këtë muaj.
Sipas Journal of Aging Research, bebet e lindura në këtë muaj priren të jetojnë mbi një shekull ! Ditëlindja mund t’u vonojë por e sigurtë që do të festojnë shumë nga to.
Janë lindur për të qenë fitimtarë
Njerëzit e lindur në këtë muaj nuk kanë moto të jetës së tyre “Rëndësi ka pjesëmarrja” por vetëm “Fituesit i merr të gjitha” ! Nuk i gëzohen medaljes së argjendit apo bronzit sepse ajo e arit është gjithçka që duan.
Lulja e tyre është ajo e narcisit. Thuhet se këto lule simbolizojnë fundin e dimrit dhe fillimin e ri të vitit.Një studim nga Universiteti i Vienës tregon se meshkujt lindur në muajt nëntor, dhjetor dhe janar priren të jenë mëngjerashë.
Janë shumë të pavendosur
Edhe pse janë kokëfortë dhe karakterizohen nga personaliteti i fortë, njerëzit e lindur në muajin dhjetor nuk e kanë të lehtë të marrin vendime. I kanë të qarta qëllimet dhe punojnë fort për t’i arritur, por shpesh herë kanalizojnë të gjithë përqëndrimin e tyre në një fushë të vetme të jetës, duke lënë shumë gjëra pas dore. Duke qenë se janë perfeksionistë kërkojnë më të mirën dhe nuk mund të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht (si binjakët për shembull).
Megjithëse njerëzit e lindur në dhjetor janë më të prirur ndaj depresionit dhe qëndrimeve pesimiste, ata në përgjithësi kanë më pak luahtje humori se ç’mund të ketë gaforrja apo shenjat e lindura në stinën e verës.
Gjithçka që lidhet me udhëtimin, është aktivitetit i tyre i preferuar. Një biletë avioni do të bënte një bricjap apo shigjetar njeriun më të lumtur.
Ngjyra e tyre e preferuar është bluja dhe çdo gur në këtë ngjyrë , turkuaz tanzanite, dhe topaz.