Lum si ata që i kanë këto vija në dorë

Kuriozitete

 

vi 1474543904 2653451.png

Nëse nuk keni qenë të njoftuar më herët, vijat në kyçin e dorës tregojnë shumë për jetën e secilit. Ato tregojnë për karakterin e personit, sa të shëndetshëm jeni dhe si mund të jetë e ardhmja juaj.

Vija e parë

Mesatarisht, personat kanë dy apo tri vija të ndryshme afër zonës së kyçit. Vija e parë është ndër më të rëndësishmet, pasi tregon se sa të shëndetshëm dhe aktiv jeni. Nëse kjo vijë është e fortë dhe e vazhdueshme, kjo do të thotë se keni shëndet të mirë. Nëse është e ndërprerë apo thyhet në një pikë të caktuar, atëherë duhet të dini se duhet t’i bëni disa ndryshime në stilin e jetës. Ndërprerje të shumta të kësaj vije tregojnë se ëndrrat e një personi nuk janë duke u realizuar.

Vija e dytë

Nëse kjo vijë është e fortë dhe e pathyer, kjo do të thotë se do të gjeni lumturinë dhe suksesin në jetë. Nëse është tejet e definuar, mundësitë janë të mëdha që në të ardhmen do të keni një jetë luksoze. Ndërprerjet në këtë vijë tregojnë për mundimet financiare që përjetoni.