Luhatje temperaturash dhe reshje dëbore, ja parashikimi i motit për ditët në vijim

Kuriozitete

rainyddya

Prej ditës së hënë temperaturat pësuan një rënie si në vlerat maksimale ashtu dhe në vlerat minimale duke na bërë të mendojmë se dimri erdhi prej vërteti këtë herë. Reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore në Shqipëri duket se nuk zgjatën më shumë se 48 orë sepse prej pasdites së sotme moti do të karakterizohet nga kthjellime ndonëse temperaturat do të jenë të luhatura. Këto të fundit do të variojnë nga 22 gradë deri në 7 gradë gjatë orëve të natës. Në mbrëmje priten reshje në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.