Louis Vuitton prezanton diamantin e dytë më të madh në botë

Kuriozitete

Firma gjigante, Louis Vuitton ka prezantuar diamantin e dytë më të madh në botë që peshon 350 gram.

Kompania synon të hyjë në botën e argjendarive luksoze me gurin e çmuar, që u zbulua në Botswana vitin e kaluar.

Emri i këtij diamanti 1.758 karat është Sewelo.

Nuk është zbuluar çmimi i saktë i gurit të çmuar, por drejtuesit e kompanisë thanë se bëhet fjalë për miliona. Ndërkohë, ekspertët e kanë vlerësuar me 50 milionë dollarë.