Çfarë lloj aksesi në internet keni? Broadband? Shpejtësi të lartë? Wireless? Satelitor? Fibër? Sot ka mënyra të ndryshme për ti vënë emrin aksesit në internet, por shumica prej tyre nuk ju tregojnë me çfarë infrastrukture lidheni me internetin.
Dial-up
Këtu filloi e gjitha. Ju mund të merrni telefonin e shtëpisë me vete dhe ta vendosnit në një pajisje të quajtur “modulator dhe demodulator,” ose modem siç e njohim sot të gjithë.
Ky modem merrte sinjalet dixhitale të kompjuterit dhe i shndërrohet në sinjale analoge audio të cilat transmetoheshin përmes telefonit me të cilin flisnit.
Sinjali që vinte pas nga interneti luhej pikërisht në telefon dhe modemi e përkthente në sinjal dixhital që kompjuteri të punonte me të.
Kjo është esenca sesi të gjitha komunikimet në internet kalojnë nga kompjuteri tek interneti dhe anasjelltas. Çfarë ka ndryshuar është mënyra sesi këto sinjale transmetohen dhe vetë sinjali.
Me një modem dial-up, sinjali ishte analog dhe modemi infrastruktura ishte një linjë telefoni e përbërë nga tela prej bakri. Ishte një prej metodave më të mira për të aksesuar internetin dikur.
DSL (Linjë telefonike)
DSL për përkthehet në Digital Subscriber Line. Kompanitë telefonike arritën të zhvillonin një mënyrë për të dërguar një sinjal të dytë në linjat telefonike dhe e bënë këtë duke rritur frekuencën.
Është një metodë goxha komplekse por nëse po përpiqeni tja shpjegoni dikujt, ja një analogji të thjeshtuar. Imagjinoni një tub ku dërgoni sfera të gjelbra çdo 60 sekonda.
Në pamje të parë ajo është e gjitha që mund të bëni, vetëm të dërgoni sfera të gjelbra. Këta të fundit i marrim si sinjali për komunikimin zanor.
Tashmë imagjinoni sikur të dërgojmë sfera të kuqe në të njëjtin tub por mes sferave të gjelbra por kësaj here çdo 5 sekonda. Këto sfera të gjelbra janë sinjal dixhital i internetit.
Të dhënat udhëtojnë në një frekuencë më të lartë sesa sinjali i komunikimit që do të thotë se mund të përdorni të njëjtin tub të vjetër për të dërguar zërin telefonik dhe data.
Në fund të tubit është një makineri e cila rreshton sferat. Sferat e kuqe që përfaqësojnë të dhënat shkojnë tek kompjuteri ndërsa ato të gjelbra që përfaqësojnë audion shkojnë tek telefoni.
Në realitet kjo bëhet nga një filtrues sinjali. Nëse keni internet DSL ju e dini sesi funksionojnë këto. Filtrat ndajnë më vete frekuencën e lartë dhe të ulët që përfaqësojnë të dhënat dhe zërin telefonik.
Për ta bërë DSL edhe më të fuqishëm, ça mendje të zgjuara erdhën me një ide: ADSL (Asychronous DSL). Ata panë se një përdorues normal interneti, që janë shumica prej tyre, merrte më shumë sesa dërgonte të dhëna. Pra kishte nevojë për më shumë shpejtësi shkarkimi sesa ngarkimi.
Kur jeni në Facebook, në të shumtën e rasteve jeni duke shkruar diçka dhe dërguar pak klikime mausi. Kjo nuk ka nevojë për shumë bandwidth. Nga ana tjetër duhet të shkarkoni të gjitha ato statuse, piktura dhe video që u shfaqen në Facebook për ti parë dhe për këtë duhet goxha bandwidth.
Analogjia më popullore është një autostradë me katër korsi mes dy qyteteve. Zakonisht keni dy korsi që shkojnë në lindje dhe dy në perëndim. Kjo është një autostradë sinkrone. Megjithatë më shumë trafik shkon drejt perendimit sesa lindjes prandaj në vend që të përdorim dy korsi për secilën pse të mos përdorin tre për atë që ka më shumë trafik dhe një për atë që ka më pak trafik.
Tre korsitë në këtë rast rezervohen për statuset, fotot dhe videot e të gjithëve ndërsa një korsi për ato pak klikime që bëni dhe germa që shkruani.
Kabëll Koaksial
Kur aksesi në interneti filloi të distancohej nga dial-up, interneti kabllor ishte ndër të parët që u përdor. Ofruesit e shërbimeve televizive gjetën një mënyrë sesi mbi kabllin ekzistues koaksial të ofronin edhe internet.
Kablli koaksial është ai që përdorni edhe për antenën e televizorit tuaj.
E bukura e internetit kabllor ishte se infrastruktura kabllore ishte prezente në miliona shtëpi. Kablli koaksial është përdorur për dekada për të dërguar sinjale të ndryshme, pse jo edhe internet?
Ofrimi i internetit mbi një kabëll koaksial është i mundur përmes teknologjisë Data Over Cable Service Interface Specification (DOCSIS.) Kjo metodë nuk ndryshon shumë nga DSL por përdor frekuencë më të lartë për të dhënat dhe më të ulët për zërin telefonik.
Megjithatë infrastruktura kabllor përdor frekuenca të ndryshme, një për çdo kanal. Ashtu si DSL, edhe DOCSIS përdor transmetimin asimetrik të të dhënave.
Sigurisht nevojitet një modem special për të punuar i cili ndan të dhënat nga kanalet televizive dhe prezanton sinjalin në kompjuter.
Fibra Optike
Teknologjitë për të cilat kemi folur deri tani përdorin elektricitetin dhe telat prej bakri për të transmetuar sinjal. Me fibrën optike ndryshon çdo gjë.
E thënë thjeshtë është një kabëll sinjali i të cilit është vetë drita. Duke qenë se shpejtësia e dritës është shumë e lartë, ashtu edhe shpejtësitë që mund të arrihen me këtë teknologji janë të pakufishme.
Një shpjegim i thjeshtë i kësaj teknologjie është: Një transmetues konverton sinjalin elektrik në dritë. Pulson në të njëjtën mënyrë si kodi Mors. Drita udhëton nëpër kabllin prej xhami dhe arrin në fundin tjetër. Marrësi identifikon dritën dhe gjeneron sinjal elektrik që kompjuteri ta përdorë.
Drita udhëton shumë më shpejt sesa elektriciteti dhe kjo është arsyeja kryesore pse aksesi në internet me fibër është shumë i shpejtë.
Për fat jo të mira, fibra optike nuk është aq e lirë sa telat prej bakri e as aq e thjeshtë për tu instaluar dhe mirëmbajtur. Në të shumtën e rasteve përdoren për të lidhur qytete, shtete dhe kontinente por gjërat kanë ndryshuar shumë dekadën e fundit.
Internet wireless
Termi wireless të lë të kuptosh se bëhet fjalë për një akses në internet pa kabllor mes juve dhe ISP.
ISP-të të cilat reklamojnë internet wireless zakonisht e marrin internetin përmes kabllove dhe e transmetojnë tek konsumatori me teknologjinë wireless duke përdorur valët radio.
Ju si konsumator keni nevojë për një antenë dhe modem për të komunikuar me ISP-në. Këto sistem funksionojnë njëlloj si telefonët cordless e madje edhe mbi të njëjtat frekuenca. Thjeshtë ISP i jep sinjalit më shumë fuqi për udhëtuar me larg.
Problemi i madh këtu është sepse antena juaj në shtëpi duhet të ketë pamje të qartë dhe drejtpërdrejtë me antenën e ISP që shpërndan sinjalin. Nëse ka pemë ose objekte përballë sinjalit, do të merrni shumë pak ose fare internet.
Interneti wireless është mundësia e fundit që zgjedhin konsumatorët kur nuk marrin dot internet DSL apo kabllor. Është një opsion i mirë për zonat rurale apo vilat jashtë qytetit.
Shpejtësitë as që nuk i afrohen atyre të fibrave apo DSL dhe kabllit koaksial. Kjo sepse sinjalet udhëtojnë më mirë në kabllo sesa ajër të lirë.
Interneti celular
Ofruesit i referohen si Mobile Wireless Brodband, edhe pse termi broadband nuk përdoret siç duhet. Për pjesën më të madhe të botës nëse keni sinjal celular, duhet të merrni edhe shërbim interneti. Duke qenë i disponueshëm kudo, ka një argument të fortë se e ardhmja është internet wireless.
Interneti celular funksionon me valë radio si interneti wireless. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se telefonët e tyre në një mënyrë mund të konsiderohen si modem që konverton sinjalin radio në dixhital.
Prej vitesh ofruesit e shërbimeve kanë gjetur një mënyrë për të transmetuar të dhëna dhe zë telefonik në të njëjtën kohë.
Ka disa mënyra për ta bërë. Mbase keni dëgjuar për 3G, 4G dhe së fundi 5G. Secila prej këtyre metodave ka një mënyrë ndryshe për të dërguar të dhëna.
3G është më i vjetër dhe më i ngadaltë ndërsa LTE sot përdoret në masë njohur edhe si 4G dhe disa herë më e shpejtë. Akoma më e shpejtë do të jetë 5G.
Internet satelitor
Siç sugjeron edhe emri, kjo është një tjetër mënyrë për të aksesuar internetin me një antenë satelitore. Sinjali dërgohet nga sateliti i cili i cili e dërgon tek ju dhe anasjelltas. Ashtu si interneti wireless, kërkon fushëpamje të lirë. Antena duhet të ketë një drejtim të pastër drejt satelitit në qiell prandaj nevojitet një instalues profesionist i saj.
Çdo transmetim kërkon një udhëtim pre 45,000 kilometrash mes juve, satelitit dhe ISP. Duke qenë se sinjali bën shumë rrugë dhe kalon në distancë të madhe, ai dobësohet.
Prandaj interneti satelitor nuk është zgjedhja e parë për akses në internet. Një tjetër arsye është se interneti satelitor ndahet mes disa konsumatorëve. Hapësira që një satelit mbulon është ajo mes SHBA-ve dhe Ganës, dhe në këtë hapësirë ka goxha njerëz. Nëse po përdorni bandwidth, ISP do të ngadalësojë lidhjen tuaj që ti japë një shans edhe të tjerëve.