Lëvizja e planeteve gjatë ditëve të fundit të janarit dhe ngjarjet kryesore për 12 shenjat e horoskopit

Kuriozitete

HOSOFO

Parashikimi i yjeve për javën në vazhdim 22-28 janar nga astrologu më i mirë italian Paolo Fox.
Dashi
Ndonjëherë e perceptojmë realitetin gabim. Për fat, pozicionimi i ri i Marsit do të ndikojë për mirë dhe ju do të ndiheni më energjikë dhe nuk do t’ju mungojë vullneti. Përqendrojeni vëmendjen tuaj në gjërat e rëndësishme dhe kini besim se do t’ia dilni mbanë. Mos u shqetësoni nëse nuk arrini të kuptoni diçka dhe përpiquni të ruani kontrollin, duke qenë se as Mërkurin nuk e keni aleat. Tregohuni të logjikshëm.
Demi
Tani që Mërkuri ka kaluar në shenjën tuaj, ju mund të ndiheni të çliruar nga pesha e problemeve dhe do të mund ta vlerësoni situatën me objektivitet. Duke filluar nga dita e premte, më në fund Marsi nuk do të jetë më një pengesë në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Do të gjeni forcën për të filluar dialogun me ta dhe do të bëni aleanca të vlefshme për ju. Të dielën përpiquni me çdo kusht që t’i merrni gjërat me qetësi.
Binjakët
Falë Mërkurit, planetit që ju përfaqëson, ju konsideroheni një prej shenjave më aktive. Gjatë ditëve të fundit të janarit, ju do të jeni protagonistë të ngjarjeve dhe kjo ka për t’ju pëlqyer. Të mërkurën do të ndieni një pasion të madh që mund ta ndani me personin tuaj të zemrës. Të premten, largimi i Marsit nga shenja juaj do të përbëjë sfidë për ju, duke ju detyruar të angazhoheni më shumë. Mos u tregoni të nxituar në fundjavë.
Gaforrja
Gjatë kësaj jave do të ndjeni praninë e Mërkurit në shenjë, i cili do të ndikojë që ju të ndiheni optimistë dhe të shfaqni anën tuaj më të mirë. Aty nga dita e premte mund t’ju bjerë disi entuziazmi, por ju përpiquni të tregoheni praktikë që t’ju prijë e mbara. Tregohuni të kujdesshëm me mënyrën si shpreheni në fundjavë, sepse falë ndikimit të Uranit mund të thoni ndonjë fjalë të pavend.
Luani
Prania e Marsit në shenjën tuaj mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet në këto ditë të ftohta janari, që përndryshe mund të ishin mjaft të mërzitshme. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj ditën e premte, duke ju sjellë pasionin, entuziazmin dhe duke ju ndihmuar që t’i përkushtoheni gjërave të bukura dhe atyre që keni më për zemër. Ky është momenti kur yjet duket se e kanë seriozisht!
Virgjëresha
Saturni dhe Mërkuri do të jenë planetët që do të qëndrojnë në shenjën tuaj gjatë gjithë javës. Në këto momente nuk është se shquheni për fantazi, por falë ndikimit të Mërkurit do të keni ndryshime në aspektin sentimental. Të mërkurën do të ndieni një energji të veçantë dhe ditët në vazhdim gjendja juaj e mirë do të përfshijë dhe ata që ju rrethojnë. Falë Marsit në shenjë do të ndiheni disi të shqetësuar, prandaj ju këshillohet të ulni ritmin.

Peshorja
Ndonjëherë është e nevojshme që ta kuptojmë mirë veten, të mos merremi me dukjen, por t’u hyjmë gjërave më në thellësi. Gjatë ditëve në vazhdim, falë pranisë së Mërkurit, do të bëni pikërisht këtë. Do të keni mbështetjen e Marsit dhe përkrahjen e njerëzve pranë jush, që do t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë diçka. Nuk keni zgjidhje tjetër veçse ta pranoni realitetin. Të dielën situata mund të jetë disi e tensionuar.
Akrepi
Marsi, planeti që e gjen veten mirë në shenjën e akrepit, do të largohet gjatë ditëve në vazhdim duke kaluar në shenjën pasuese. Për pasojë, nuk do të ndiheni më aq energjikë sa jeni ndier për disa javë rresht. Për fatin tuaj të mirë, prania e Mërkurit në shenjë do t’ju ndihmojë që të shpreheni me nota optimiste, duke treguar se mund t’ia dilni mbanë me apo pa praninë e planetit të kuq. E enjtja është dita më e përshtatshme për të përfunduar një marrëveshje.
Shigjetari
Më në fund duket se gjithçka është në favorin tuaj. Duke filluar nga dita e mërkurë do të jeni në shoqërinë e personave interesantë që do t’ju përfshijnë në idetë dhe iniciativat e tyre. Të enjten Marsi do të kalojë në shenjën e Shigjetarit, duke ndikuar në përmirësimin e raporteve. Me pak fjalë, përgatituni për një javë intensive dhe aspak të mërzitshme. Bëni kujdes të dielën dhe qëndroni larg gjithçkaje që ju nervozon.
Bricjapi
Ndonjëherë, krejt papritur, zbulojmë se dikush mund të jetë protagonist i të tashmes sonë, duke na vënë në lëvizje e duke na bërë të harrojmë ngadalësinë tonë. Falë pranisë së Mërkurit do të ndiheni më energjikë në ditët në vazhdim. Edhe Plutoni dhe Jupiteri do të ndikojnë pozitivisht gjatë kësaj jave. Në fundjavë, falë pranisë së këtyre planetëve do t’i merrni gjërat me qetësi, sidomos të dielën.
Ujori
Prania e Venusit dhe e Diellit në shenjën tuaj do të ndikojë që të ndiheni të qetë dhe t’u përkushtoheni gjërave të bukura dhe çështjeve të zemrës. Megjithatë Marsi është ende një pengesë. Por shumë shpejt, diku nga dita e premte, ai do të largohet nga shenja juaj dhe ju do të gjeni sërish qetësinë e humbur dhe ekuilibrin. Mundohuni që të jeni të lumtur.
Peshqit
Këtë herë nuk do të jeni ju ata që i ngatërroni punët, por ata që ju qëndrojnë pranë. Do të jeni në praninë e njerëzve aktivë dhe të papërmbajtshëm, që në mënyrë të pashmangshme do të jenë një forcë ndikuese dhe për ju. Duke filluar nga dita e premte, planeti i kuq, Marsi, do të ndikojë që të mos ndiheni shumë energjikë, të humbisni durimin dhe të ndiheni të lodhur. Të dielën qëndrojini pranë dikujt që duket se i bën gjërat me nxitim.