Letra sekrete e Princeshë Dianës për Nënë Terezën

Kuriozitete

Princesha Diana zbulon “diçka shumë të thellë që preku jetën time” në një letër secrete që është zbuluar së fundmi.

PRINCESS DIANA ka treguar për një përvojë “të thellë” në letrën që është lexuar nga ish-punonjësi  i saj Paul Burrell.

 

Diana e përshkroi takimin me Nënë Terezës në shtëpinë e saj në Indi në 1992 në shënimet e saj si një mrekulli. Këto fjalë Zotit Burrell I sollën “dritë dhe inkurajim në këto kohë të errëta”.

Në letër, Diana shkroi: «Sot diçka shumë e thellë preku jetën time.

“Unë shkova në shtëpinë e Nënë Terezës së Kalkutës dhe gjeta drejtimin që kam kërkuar gjatë gjithë këtyre viteve.

“Ishte një përvojë thellësisht shpirtërore. Drita shkëlqeu nga brenda këtyre zonjave, shenjtore, një dashuri e tillë erdhi nga sytë e tyre dhe prekja e tyre ishte plot ngrohtësi.”

Z. Burrell gjithashtu ndau  fotografi nga takimi.

Në një video shoqëruese ai tha se e gjeti letrën ndërsa kërkonte nëpër dokumente të vjetra gjatë izolimit të koronavirusit.

Ai tha: “Gjatë këtij bllokimi unë kam pasur kohë të kërkoj  nëpër disa dokumente dhe fotografi personale nga e kaluara dhe kam hasur një shënim që Princesha Diana më shkruajti pasi ajo kishte vizituar shtëpinë e Nënë Terezës në Kalkuta.”

Z. Burrell lexoi një pjesë të shënimit dhe shtoi: «Për mua këto fjalë shpirtërore sjellin dritë dhe inkurajim në këto kohë të errëta. Dhe së bashku me këtë shënim, unë kam postuar disa imazhe nga ajo vizitë që shpresoj se do të kënaqeni.”