Lëkundje të forta janë ndjerë sot në Tiranë. Raportohet se lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë edhe në Durrës, Fier dhe Vlorë.
Sipas të dhënave tërmeti ka qenë 5.6 ballë i shkallës rihter.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por goditja ka shkaktuar panik aq sa qytetarët kanë dalë në sheshpushimet e pallateve. Ndërkohë edhe mbledhjet e komisioneve parlamentare janë ndërprerë.