Lajmi i mirë erdhi për të gjithë konsumuesit e alkoolit. Ata që pëlqejnë birrën kanë një arsye më shumë për të pirë një gotë. Një studim i Universitetit të Greenwich, konfirmon se pijet alkoolike janë më efikase në lehtësimin e dhimbjeve se sa qetësuesit si paracetamoli.Janë bërë rreth 18 studime që në total kanë përfshirë rreth 404 pjesmarrës. Në këto studime u vu re se rritja e sasisë së alkoolit në gjak me 0/08 përqind sillte uljen e dhimbjes në 25 përqind më pak. “Efekti i alkoolit është më i fortë se efekti i qetësuesve,”-thonë studiuesit. Ata gjithashtu shprehen se ky rezultat mund të shpjegojë pse disa persona të cilët vuajnë nga dhimbjet kronike pinë shumë akool, pavarësisht pasojave të rënda që mund të vijnë nga kjo.