Pagesat do të bëhen nëpërmjet shenjave të gishtave

Kuriozitete

paytouch.jpg

Lamtumirë portofola, karta krediti dhe celularë! Turistët mund të paguajnë tashmë edhe me shenjat e gishtave.

“Duke filluar nga kjo verë, qeveria do të testojë një sistem, fillimisht për turistët, që do të konsistojë në pagesën me anë të shenjave të gishtave, pa nxjerrë nga xhepi para’ të thata apo karta krediti, nëpërmjet një platforme të përkohshme për qëllime tregtare si restorantet apo hotelet”, shkruan “The Japan Neës”.

Autoritetet thonë se të dhënat e grumbulluara do të mblidhen në një bazë të dhënash anonime, çka do të mundësojë edhe përpilimin e strategjive për turizmin.

“Turistët që do të mbërrijnë në Japoni do të regjistrojnë gjurmët e gishtave si edhe të dhëna të tjera, sidomos ato të kartës së kreditit, në aeroportet e vendit”, thotë “The Japan Neës.

Deri tani, infrastruktura e nevojshme është ngritur në rreth 300 dyqane dhuratash, restorante dhe hotele.Objektivi është shtrirja e këtij shërbimi në të gjithë vendin, deri në vitin 2020, për Olimpiadën. /Telegrafi.com