Dashi
Më në fund Venusi është kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Duke filluar që nga dita e mërkurë gjërat do të ecin mbarë në aspektin sentimental dhe ju do të keni gjithë sigurinë dhe qetësinë që kërkonit. Bëni kujdes në sferën profesionale, sepse mund të hasni ndonjë pengesë, veçanërisht të enjten e të premten. Mos e humbisni për asnjë moment besimin te vetja, sepse do t’ia dilni mbanë.
Demi
Ky është momenti i përshtatshëm që të viheni në lëvizje. Duke filluar që nga dita e martë, Mërkuri do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, duke ju ofruar mundësi të papritura. Mos u druani nga frika e ndryshimeve. Në dashuri mund të përjetoni momente krize, sidomos në fundjavë. Pas një periudhe të bukur që keni kaluar me partnerin, mund t’ju lindë ndonjë dyshim…
Binjakët
Këtë javë Venusi do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën e Binjakëve. Sezoni veror ka filluar dhe flakët e pasionit do të djegin sërish… E marta dhe e mërkura, me Hënën në shenjë, do të jenë të mbushura me emocione. Duke filluar që nga dita e martë, Mërkuri do të largohet nga shenja juaj, por do të mund të përfitoni gjatë nga ndikimi i tij pozitiv. Fundjava do të jetë e mbushur me surpriza!
Gaforrja
Pasi keni përjetuar një periudhë të bukur në aspektin sentimental, planeti i dashurisë do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën e Gaforres. Mos e humbni toruan, sepse midis jush dhe partnerit do të vazhdojë të mbretërojë qetësia. Falë kalimit të Mërkurit në shenjën tuaj, ditët tuaja do të jenë të gëzuara dhe të mbushura me risi. Ditët më pozitive do të jenë e enjtja dhe e premtja.
Luani
A ndiheni gati për të përjetuar historinë më të rëndësishme të dashurisë? Duke filluar që nga dita e mërkurë, Venusi do të kthehet në shenjën tuaj dhe me siguri që nuk do të mungojnë emocionet. Për beqarët parashikohen takime interesante në fundjavë, ndërsa ata që janë çift të përgatiten të bëjnë plane për dy… E shtuna dhe e diela do të jenë ditë me shumë fat, sepse Hëna do të ndriçojë në këtë shenjë.
Virgjëresha
Më në fund planeti Mërkur nuk do të ndikojë më negativisht në shenjën e Virgjëreshës, por do të jeni të favorizuar prej tij. Nëse keni hasur pengesa në rrugën tuaj, si në aspektin personal edhe në atë profesional, tani gjithçka do t’ju duket më e thjeshtë dhe fati do të jetë në anën tuaj, sidomos të enjten dhe të premten. Të martën dhe të mërkurën bëni kujdes të mos filloni ndonjë zënkë me partnerin.
Peshorja
Venusi jua ka bërë të vështirë situatën sentimentale. Edhe çiftet më të vjetra do të kenë vështirësi në komunikim. Duke filluar që nga dita e mërkurë, më në fund do t’ju kthehet qetësia. Planeti i dashurisë do t’ju buzëqeshë sërish dhe nuk do ta keni më atë ndjesinë e vetmisë që e keni pasur prej kohësh. Për sa i takon aspektit profesional diçka mund të mos shkojë ashtu siç shpresonit, sidomos të enjten dhe të premten, dhe mbase do t’ju duhet të bëni plane të tjera…
Akrepi
Gjatë kësaj jave, për fat të keq, planeti i dashurisë do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën e akrepit. Duke filluar nga dita e mërkurë, jeta në çift do të bëhet më e vështirë, do të keni zënka të shumta. Ditët me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja. Në aspektin profesional situata do të jetë më e mbarë dhe do të merrni lajme të shkëlqyera. Fundjava do të jetë disi e tensionuar.
Shigjetari
Të lindurit në shenjën e Shigjetarit më në fund mund të marrin frymë të lehtësuar. Duke filluar nga dita e martë, Mërkuri do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Pak nga pak do t’i kaloni të gjitha vështirësitë që keni përjetuar këto kohë. Gjërat do t’ju ecin mbarë në aspektin profesional dhe do t’ju njihen meritat në punë. Të mërkurën Venusi do të kthehet në shenjën tuaj dhe ju do të kaloni një fundjavë të mbushur me pasion.
Bricjapi
Më në fund të lindurit në shenjën e Bricjapit do të marrin lajme pozitive në aspektin sentimental, sepse Venusi do të kthehet në pozicion të favorshëm. Kush është në një lidhje do ta gjejë gjuhën e përbashkët me partnerin, ndërsa për beqarët do të krijohen mundësi për takime të reja. Bëni kujdes në punë, sepse Mërkuri i kthyer në pozicion të pafavorshëm mund të krijojë pengesa. Mos e humbni asnjëherë besimin në aftësitë tuaja!
Ujori
Kjo nuk parashikohet të jetë një javë e mbarë në aspektin sentimental për të lindurit në shenjën e Ujorit, sepse Venusi do të kthehet në pozicion të pafavorshëm. Duke filluar nga dita e mërkurë, situata mund të ndërlikohet deri në atë pikë sa të merrni masa drastike dhe t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju kënaq më prej kohësh. Në fundjavë edhe Hënën do ta keni në pozicion të pafavorshëm dhe do të ndiheni nervozë.
Peshqit
Kjo nuk ka qenë një periudhë e mbarë për të lindurit në shenjën e Peshqve, për sa i përket aspektit profesional. Për fat, duke filluar nga dita e martë, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë. Mërkuri do të kthehet në pozicion të favorshëm dhe do të keni takime interesante… Mos hezitoni të shfrytëzoni mundësitë që do t’ju ofrohen. Ditët më me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë më pak pozitive.