Ky vit do të jetë një sekondë më i gjatë se viti paraardhës për të kompensuar rrotullimin e ngadaltë të Tokës. Por ka frikë se kur të bëhet kjo shtesë prej një sekondë më 30 qershor nga shkencëtarët, do ketë probleme me internetin. Kjo sekondë ekstra duhet pasi Toka po rrotullohet ngadalë.
Shtesa bëhet në Shërbimin Ndërkombëtar të Rrotullimit të Tokës në Paris. Kur u bë diçka e tillë në vitin 2012, disa faqe të njohura në internet si Mozilla, Reddit apo LinkedIn, ranë. Google thotë se ka krijuar një teknikë, që i shton gradualisht sistemit të saj milisekonda, duke shmangur problemet kur të bëhet kapërcimi me një sekondë.