Ky është personi që u arratis 20 herë nga burgu

Kuriozitete

 

20141214201605791646

Ai mund të quhet pa frikë “mbreti i të arratisurve nga burgu” dhe mediet daneze tashmë edhe e identifikojnë me këtë emër burrin 40 vjeç. Këtë pseudonim e ka merituar me faktin se deri më tani është arratisur jo më pak se 20 herë nga burgu.

Herë e fundit (deri tani!) ai ka ikur duke prerë me sharrë grilat e dritareve të qelisë dhe pastaj duke u lëshuar 15 metra më poshtë me “shkallë” të improvizuara prej litarëve.

E veçanta e suksesit të danezit është se burgu nga i cili ai ka ikur së fundi konsiderohet si njëri ndër më të sigurtët. Por ai, me siguri “nuk ka qenë i informuar” se sa i sigurt ka qenë burgu i tij.

Karriera e ikjeve të tij ka filluar në vitin 2005.