Kurseni më shumë para duke ndjekur këto këshilla të thjeshta!

Kuriozitete

save money
5. Hiqni dorë nga duhani
Përfitimet financiare kur hiqni dorë nga duhani janë të mëdha dhe në fakt nuk duan shumë mend për të kuptuar, se nëse lini duhanin do të keni në xhepin tuaj 3 mijë lekë më shumë në ditë.
6. Blini një filtër uji
Uji në shishe është një nga produktet i cili nuk ja vlen të blihet. Nëse përdorni një filtër uji ju do të mund të konsumoni ujin e rubinetit pa shpenzuar para.
7. Bëni pazare gjatë periudhës së uljeve
Blerja e produkteve që ju nevojiten në periudhën e uljeve është një lëvizje e zgjuar. Ju do të blini të gjitha produktet me pak para dhe kështu do të përfitoni jo vetëm disa para të kursyera por edhe të gjitha ato çka kishit nevojë.
8. Programoni daljet tuaja
Takimet me miqtë apo të afërmit tuaj do të ishte mirë t’i programonit. Në këtë mënyrë ju do të arrini t’i takoni të gjithë dhe nuk do të harxhoni para shtesë për të pirë kafen tuaj. Le të jetë kafja juaj e mëngjesit gjithashtu kafja me një mikun tuaj.