Ndoshta jeni lodhur nga njerëzit qofshin ata prindërit tuaj, miqtë kur ju thonë se ka ardhur momenti të kurseni para. Ajo që ju nevojitet vërtet janë disa këshilla të dobishme për mënyrën se si të kurseni para në mënyrë natyrale:
1. Merrni me vete drekën tuaj
Kur shumica e drekave tuaja përbëhet vetëm nga picat dhe sanduiçat jo vetëm që do të harxhoni një mal me para por gjithashtu do të vijë momenti që do të kuptoni se sa dëm i keni bërë shëndetit tuaj. Nëse filloni të merrni çdo ditë me vet drekën tuaj do të kurseni shumë para dhe njëkohësisht do të jeni më të shëndetshëm.
2. Pastroni dollapin tuaj
Të gjithë kanë rroba në dollapin e tyre të cilat nuk i veshin kurrë. Në vend që t’i falni apo t’i lini rrobat aty ju mund t’i shisni ato. Ndoshta nuk do të arrini ti shisni me vlerën reale por me siguri do të përfitoni diçka. Me paratë që do të fitoni ju mund të blini diçka të re e cila ju nevojitet duke mos shpenzuar paratë
3. Rezervoni biletën e avionit të paktën një muaj më herët
Rezervimi i biletës së avionit në momentin e fundit do t’ju bëjë gjithmonë të paguani shumë më shumë para se një biletë avioni e rezervuar më parë.
Sigurisht që disa udhëtime të cilat dalin në mënyrë të papritur ju nuk mund t’i evitoni por kur bëhet fjalë për pushimet tuaja përpiquni t’i rezervoni gjithmonë më përpara biletat.
4. Bëni një listë përpara se të shkoni në supermarket
Nëse shkoni në dyqan të uritur atëherë ky është faji juaj. Nëse e bëni këtë syri do të shikojë produkte nga më të ndryshmet e do t’ju tundojë t’i blini të gjitha.
Por nëse më përpara keni përgatitur një listë dhe e dini fare mirë se produktet që gjenden në atë listë janë të vetmet produkte që ju nevojiten, atëherë ju duhet thjesht t’i përmbaheni listës suaj dhe nuk do të bëni asnjë shpenzim më shumë.