Të ushqesh me bukë rosat?! Duket si aktiviteti më argëtues për fëmijët e vegjël , buzë liqenit ku roast mblidhen tufë! Në dukje nuk ka asgjë të rrezikshme, por kur të mësoni sesa dëm u bën buka, nuk do e çoni më ndër mend t’i ushqeni këto shpendë. Buka është në thelb ushqim i pashëndetshëm për to (Junk Food).
Është ekuivalenti i të ushyerit të një fëmije me ushqime fast food çdo ditë. Buka e bardhë nuk ka për t’u ofruar rosave asnjë vlerë ushqyese dhe ushyerja vazhdimisht me bukë i prish shpendëve dietën e tyre natyrale. E pikërisht buka e bardhë është më e keqja e cila mund t’u shkaktojë një sërë problemesh, duke përfshirë një sëmundje ligështuese të quajtur “krahët e engjëllit.”
“Krahët e ëngjëllit” është një gjendje shqetësuese që shkakton kontraktime në pjesën e krahëve të zogut. Gjatë kësaj kohe krahët rrinë të ngritura anash, në vend të pushojnë kah me trupin, duke i bërë ato në shumë raste të paafta të fluturojnë. Kjo është një gjendje e pashërueshme si rezultat i një dietë të lartë me kalori, proteina dhe karbohidrate, dhe një niveli të ulët në vitamina D, E dhe mangan, dieta e saktë e një zogu në qoftë se ata kryesisht s’do të ushqeheshin me bukë të bardhë. Pa qenë në gjendje të fluturojnë, këta zogj ngordhin shpejt.