Kukullat barbie i afrohen realitetit dhe largohen nga të qënit perfekte

Kuriozitete

Kukullat barbie kanë qenë pjesë e shoqërisë që përcakton në një farë mënyre se si duhet të duket perfeksioni i grave në ditët e sotme.

Por me ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në botën e modës kohët e fundit, duke filluar që nga modelet plus size apo nga ato me flokë të rruajtura duket se dhe marka Mattel e cila krijon këto kukulla ka filluar ti afrohet realitetit duke u larguar nga ky “perfeksion” i cili nuk është i vërtetë!

Tani në këtë linjë të re çdo grua do të ndihet e përfaqësuar pasi dhe mesazhi që do të përcillet është po kaq i bukur! Çdo grua është e bukur në mënyrën e saj!