Në zgjedhjet presidenciale në Kroaci plot 28.712 vota ose 1.6 përqind e votave totale u shpallën të pavlefshme.
Fenomeni i përdorimit të fletëve të votimit për humor politik nuk është ndonjë risi në Kroaci.
Në fletët e votimit janë parë emra të tillë si Vladimir Putin, Angela Merkel apo edhe Chuk Norris.
Ndërsa, ka patur edhe fletë ku kishte të zhgarravitur emra të kandidatëve duke u tallur me to, sikundër edhe janë shkruar edhe poezi të poetëve kombëtarë kroatë.