Krizat e motit; Ndryshimet që do të shihni gjatë fundjavës…

Kuriozitete

tgtrytr

Tashmë, temperaturat nuk mund të ulen aq sa për të pasur dyshime nëse vera ka ardhur apo jo por, vranësirat nuk do të mungojnë. Këto të fundit, përgjatë gjithë fundjavës, duke nisur nga nesër, do të shoqërohen edhe me rreshje lokale e bubullima të shpeshta.

Pas disa ditëve të ngrohta me mot të qëndrueshëm, ditëve të para të muajit qershor, priten të sjellin mot me reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlerat normale, me minimale nga 12 gradë C deri në 14 gradë C, e ato maksimale nga 24 gradë C deri në 28 gradë C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi-verilindja 1-4m/s.