Kristali 4
Në këtë moment mund të jeni të mbushur me energji negative. Ndoshta dikush iu bezdis, mund të jeni bërë xheloz apo thjesht të ndiheni të lënduar nga dikush. Të gjithëve na ndodh të “pushtohemi” nga emocionet e këqija, megjithatë mundohuni mos të qendroni në këtë stad për shumë gjatë. Përpiquni të mos lejoni negativitetin të ndikojë në jetën tuaj.
Kristali 5
Ju mund t’i vini kapak fare thjeshtë “veseve” të së kaluarës. Po me të njejtën lehtësi, mund të shkëputeni nga personat që nuk iu bëjnë të lumtur, pa patur asnjë peng. Mos i bëni shumë rezistencë impulseve natyrale që keni.
Kristali 6
Zgjedhja e këtij kristali do të thotë që përpiqeni të mbysni emocionet tuaja dhe nuk ia lejoni vetes të jeni 100% të sinqertë. Preferoni të mbylleni në vetvete dhe të mbani sekretet tuaja, sesa të kuptoni përse diçka ndodhi apo të shpreheni lirshëm me dikë.