Kompjuteri i parë në botë, më i lashtë nga se mendohet

Kuriozitete

kompjuteri1
Dy studiues kanë kryer një studim të ri për të kuptuar më mirë se si funksionon Antikythera Mechanism, një mekanizëm antik grek që daton 2.000 vjet më parë.

Studimi, i publikuar në Archive for History of Exact Science, i ka ndihmuar zhvilluesit të zbulojnë të dhëna të reja për puzzle-in astronomik antik grek, që i ka mahnitur arkeologët për dekada.

Si pjesë e kërkimeve, u zbulua se ky mekanizëm mund të jetë krijuar në vitin 205 para Krishtit. Kjo do të thotë se kjo pajisje është 50-100 vjet më e vjetër nga sa ishte menduar fillimisht. Mendohet se mekanizmi është i të njëjtës kohë me Arkimedin.

Studiuesit kanë treguar se pajisja mund të jetë përdorur për të parashikuar eklipset dhe se për kohën është ndërtuar në një mënyrë tepër të sofistikuar.

Për të arritur në këto përfundime, studuesit James Evans dhe Christian Carman përdorën një metodë eliminimi.

Ata ekzaminuan qindra mënyra derisa gjetën atë më të duhurën dhe më të saktën për të gjetur moshën e atij objekti që pretendohet të jetë kompjuteri më i vjetër në botë.