Kjo është shenja më fatume për datat 22-28 shkurt

Kuriozitete

Dashi: Në këtë javë të fundit të shkurtit Venusi do të jetë në disonancë. Edhe binomi Neptun-Mërkur gjithashtu në prapavijë, do t’ju bëjë të ndiheni të kërcënuar. Me siguri që do t’ju duhet t’i jepni partnerit disa sqarime, nëse doni që gjërat të kthehen në normalitet. Në aspektin profesional nuk pritet të keni ndryshime. Këtë herë duhet të mjaftoheni me vendin e nëntë.

Demi: Dita e premte duhet shënuar në kalendar për të lindurit në shenjën e Demit. Do t’ju ofrohen mundësi të mira në sferën profesionale. Besojini intuitës suaj dhe keni për ta parë se ia vlen, sidomos nëse është fjala për planet afatgjata. Keni disa ide shumë të mira, por duhet vetëm të bëni durim, sepse nuk ka ardhur akoma momenti i duhur për t’i vënë në zbatim. Demi do të jetë në vend të tetë.

Binjakët: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për ju. Urani dhe Mërkuri do të ndikojnë negativisht në aspektin profesional. Ndonjëherë do t’ju duhet të manovroni për të dalë nga situata, por binomi Neptun-Diell në disonancë rrezikon t’ju nxjerrë zbuluar. Mos ndërmerrni iniciativa të guximshme, pasi nuk do të jetë zgjidhja më e mirë. Binjakët do të mbajnë vendin e dhjetë.

Gaforrja: Kjo do të jetë një javë pozitive në aspektin financiar. Ju që i përkisni shenjës së parë të ujit mund të merrni frymë e lehtësuar, pasi do të keni shanse të mira për të shtuar të ardhurat tuaja. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë mirë. Në sferën e ndjenjave nuk parashikohen ndryshime të mëdha. Gaforrja këtë herë do të mbajë vendin e pestë.

Luani: Kjo do të jetë një javë e mbarë në të gjitha aspektet, por sidomos në atë sentimental. Duke filluar nga dita e enjte, Hëna dhe Dielli do të kthehen në pozicion të favorshëm për të lindurit në shenjën e Luanit. Do të keni shumë fat në dashuri. Disa flirte të bukura do të shndërrohen në lidhje pasionante. Luani do të mbajë vendin e dytë.

Virgjëresha: Një javë e vështirë ju pret. Në aspektin profesional situata do të jetë e paqëndrueshme. Trinomi Neptun-Venus-Diell do të jetë i vendosur në pozicion të pafavorshëm. Herë-herë do të keni përshtypjen se nuk do të nxirrni dot qimen nga qulli. Bëni durim, sepse kjo është vetëm një gjendje kalimtare. Këtë herë ju takon vendi i parafundit.

Peshorja: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e mbarë për të lindurit në shenjën e Peshores në aspektin profesional. Kur vjen fjala te çështjet e punës, era do të fryjë në anën tuaj. Edhe në dashuri do të keni fat, rrugën do ta keni të hapur. Në fundjavë do t’ia kaloni shumë mirë në shoqërinë e partnerit. Vendin e parë këtë herë do ta mbani ju.

Akrepi: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e mirë për shenjën e dytë të ujit. Nga data 22 deri më 24 mund t’i përkushtoheni çështjeve të punës. Në ditët në vazhdim mund të merreni me gjëra më praktike apo me nevojat e familjarëve. Në fundjavë do të shijoni kënaqësitë e dashurisë, pasi partneri është shumë i dhënë pas jush. Akrepi do të jetë në vend të gjashtë.

Shigjetari: Nuk keni qenë mirë për disa kohë dhe me sa duket as këto ditë situata nuk do të ndryshojë. Me përjashtim të datave 24 dhe 25 shkurt me Hënën në shenjë, që me siguri do t’ju ndihmojë, pjesa tjetër e javës do të jetë e zymtë. Do të keni probleme me familjarët edhe me të dashurin e zemrës. Do të ndiheni nervozë dhe me arsye, sepse këtë herë do të jeni të pozicionuar në vend të fundit.

Bricjapi: Kjo nuk është java e ndryshimeve të mëdha. Yjet ju këshillojnë që të ecni me hapa të ngadaltë, por të sigurt. Në dashuri dhe në punë gjërat do të ecin normalisht për të lindurit në shenjën e tretë të Tokës. Kjo nuk do të thotë se situata nuk do të ndryshojë, por që duhet të bëni durim. Bricjapi për këtë javë do të mbajë vendin e shtatë.

Ujori: Të lindurit në shenjën e tretë të ajrit do të kalojnë një javë të qetë. Për këtë kanë meritë më së shumti planetët Venus dhe Mërkur që do të kthehen në pozicion të favorshëm, duke zbutur edhe ndikimin negativ të planetëve të tjerë. Në punë dhe në dashuri nuk parashikohen ndryshime të mëdha dhe gjendja do të jetë e stabilizuar. Ujori do të mbajë vendin e katërt.

Peshqit: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e mbarë në sferën e ndjenjave. Duke filluar që nga data 25 shkurt, binomi Venus-Diell do t’ju favorizojë, sidomos ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Tani do të mund të rigjeni pasionin që e kishit humbur prej disa kohësh. Këtë herë do të pozicionoheni në vend të tretë.