Kjo është opera më luksoze në botë

Kuriozitete

qqdqd

Dubai Opera e realizuar në formën e një “dhow”, varkë tradicionale e emirateve, godina e re multifunksionale ndodhet në qendër të lagjes së operas dhe do të mund të presë 2 000 spektatorë. Kalendari do të jetë shumë i ngjeshur me shumë evente si balete, koncerte klasike dhe moderne, sfilata, spektakle muzikorë, konferenca, panaire etj.

Duke filluar me ftesën e Hussain Al Jassmi, i ftuari i parë me origjinë arabe për të luajtur në këtë skenë, Dubai Opera synon të shndërrohet në një pikë referimi i kulturës në rajon.

Takimi i dytë do të jetë me spektaklim muzikor “Les Misérables” duke filluar nga 10 deri në 24 nëntor, i marrë nga romani i Victor Hugo dhe i shkruar nga Alain Boubill dhe Claude-Michel Schonberg. Kjo do të jetë hera e parë që shfaqet në rajonin e Gjirit, për këtë opera të përkthyer në 22 gjuhë dhe që është parë nga më shumë se 70 milionë persona në 44 vende të ndryshme. Sipas programit parashikohet të shfaqet gjatë vitit 2016 për 14 herë rradhazi. Për mbrëmjen inauguruese biletat janë shitur të gjitha në vetëm tre orë.

“Reagimi i publikut në vetëm ditën e parë të shitjeve ishte krejtësisht befasuese, me prenotime të ardhura nga 20 vende të ndryshme, si Arabia Saudite, Britania e Madhe, Gjermania dhe Japonia”, tregon me kënaqësi drejtori i përgjithshëm i Dubai Opera, Jasper Speranza.

dubai opera house cr courtesy

dubai opera district05