Kjo është arsyeja pse leximi është aktiviteti më i rëndësishëm për trurin tuaj dhe për kujtesën

Kuriozitete

Ju mund të merrni shtesë të vajit të peshkut ose të hani shumë shafran  Indie. Ju mund të investoni në një klasë gjuhësore, libra, puzzle, ose në disa orë ushtrim çdo javë. Ka metoda të panumërta për  përmirësimin e kujtesës dhe funksionimin kognitiv, por mënyra më e lirë, më e lehtë dhe më e testuar me kohë për të mprehur trurin tuaj është para fytyrës tuaj. Është quajtur leximi. Fakti që leximi është i mirë për trurin nuk është për t’u habitur-ka një arsye pse mamatë thonë gjithmonë që duhet fikur televizori!

Ndikimi më themelor ndodh në zonën e trurit të lidhur me gjuhën. Përpunimi i materialit të shkruar – nga shkronjat tek fjalët në fjali deri te vetë tregimet – i vendos neuronet në vëmendje teksa fillojnë punën për të transmetuar të gjithë këtë informacion. Kjo ndodh kur përpunojmë edhe gjuhën e folur, por vetë natyra e leximit inkurajon trurin që të punojë më shumë dhe më mirë. “Zakonisht, kur lexoni, keni më shumë kohë për të menduar”, thotë Maryanne Ëolf, drejtoreshë e Qendrës UCLA për Dyslexia.

“Leximi ju jep një buton të veçantë , për të bërë një pauzë dhe për të kuptuar dhe menduar. Një studim i vogël në Universitetin Emory zbuloi se disa nga këto përfitime vazhdonin dhe  pesë ditë pasi ju keni lexuar një libër.