Të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur që ndonjëherë t’u ngatërrojnë emrin me atë të motrës, vëllait apo kushërinjve të afërt. Kur këtë gafë e bëjnë njerëzit e largët, sigurisht që nuk ju bën përshtypje, por kur kjo ngatërresë vjen nga vetë mamaja ose babai juaj, atëherë mendoni se ka diçka që nuk shkon. Nodshta mendoni se ata ju diferencojnë duke zgjedhur kështu të preferuarin e tyre ose thjesht nuk janë të mirë në memorizimin e emrave. Por pas kësaj ngatërrese të pafajshme fshihet një arsye shkencore, të cilën as nuk do e kishit çuar kurrë më parë në mendje.
Në një studim të fundit, realizuar nga Duke University, psikologët ekzaminuan 1700 çifte prindërish rreth kësaj çështjeje dhe konstatuan se gati 71% e tyre ngatërronin emrat e fëmijëve me atë të vëllezërve ose motrave. Sipas tyre kjo ndodh sepse në memorien e gjithësecilit prej nesh ekziston një xhep ku bëjnë pjesë emrat e të gjithë njerëzve të së njëjtës kategori afektive. E thënë më ndryshe, në memorien tonë ekziston një hapësirë ku ruhen emrat e gjithë njerëzve të dashur dhe ngatërrimi i emrit të fëmijëve vjen si pasojë e bllokimit momental të kësaj hapësirë. Pra, herën tjetër kur mamaja ose babai të mos ju thërrasin me emrin tuaj, merreni me qetësi dhe thjesht buzëqeshni.