Kjo është arsyeja e çuditshme përse këpucët Louboutin janë të kuqe nga poshtë

Kuriozitete

chrisloub

‘’Jepi një femre këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën’’, por nëse këpucët e duhura janë një palë stiletto që mbajnë firmën e Christian Louboutin, dijeni që sapo keni bërë një prej investimeve më të mira të jetës suaj. Këpucët ikonë që jemi mësuar t’i shohim në shumë prej skenave dhe filmave më në zë, dallohen për një detaj shumë interesant që ndoshta shumë prej jush mund të mos i keni kushtuar rëndësi: sholla e kuqe. Ajo që nuk dini është se si Louboutin zgjodhi pikërisht të kuqen për të dalluar krijimet e tij. Në momentin që Louboutin hyri në tregun e këpucëve, konkurrentët e tij kryesorë ishin Jimmy Choo dhe Prada dhe stilistit të ri i duhej diçka e veçantë për t’u dalluar nga të tjerët. Ishte viti 1993 dhe stilistit i duhej të prezantonte një koleksion të ri, por kishte diçka që nuk e bindte. Ndërkohë që asistenti i tij po lyente thonjtë me të kuqe në zyrën ngjitur, Christian pati idenë gjeniale për të lyer me manikyr këpucët. Më pas Louboutin do të blinte të drejtën ekskluzive që vetëm këpucët e tij të kishin shollë të kuqe.

lubka