Edhe pse muajt e fundit, e gjithë vëmendja mediatike është e fokusuar tek pjesëtarja më e re e familjes mbretërore britanike, e fejuara zyrtare e Princit Harry, Meghan Markle, asgjë nuk mund të zbehë shkëlqimin e ”Princesha e Popullit” , Kate Middleton. Dukesha e Cambridge është një ndër personazhet më të dashura të familjes britanike, sidomos të publikut femëror i cili vlerëson evolucuion e saj të stilit ndër vite. Por, në qoftë se ka ndonjë gjë nga e cila Kate nuk heq kurrë dorë janë palltot të cilat ajo i ka një ndër ‘’krenaritë’’ e garderobës së saj. Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është përse Katë nuk i zbërthen kurrë ato në publik. Diçka e tillë u vu re edhe në takimin e fundit me çiftin mbretëror norvegjez, ku pavarësisht temperaturave të ngrohta Kate ishte e mbyllur deri në grykë. Sipas protokollit mbretëror, dukesha nuk mund të heqë pallton në publik pasi konsiderohet si një gjest i pahijshëm dhe aspak etik për statusin dhe rëndësinë e figurës së saj. Nëse temperaturat janë shumë të larta, Kate duhet ta bëjë gjë veçmas në një dhomë të izoluar./Burimi ”GLAMOUR”