Këtyre shenjave do t’u shkojnë punët fjollë këtë javë

Kuriozitete

Dashi: Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Do të keni probleme në aspektin profesional. Gjërat nuk do të shkojnë aspak mirë, shkak për këtë do të bëhet dhe padurimi juaj. Veproni me kujdes, sepse mund të bëni figurë të keqe në sy të kolegëve dhe eprorëve. Datat 15 dhe 16 qershor do të jenë ditët me fat të javës. Këtë javë do të renditeni në vend të 11-të.

Demi: Për këtë javë do të renditeni në vend të katërt. Urani, Saturni dhe Marsi ju sugjerojnë të mendoheni mirë përpara se të veproni. Do t’ju duhet të tregoheni strategjikë, sepse kjo nuk është periudha e duhur për t’u hedhur në veprim. Mendojeni mirë se çfarë lëvizjesh do të bëni në aspektin profesional, sepse kjo do të ndikojë në të ardhmen tuaj.

Binjakët: Fati do t’ju prijë këtë javë, sepse do të renditeni të tretët e zodiakut. Dielli do të largohet nga shenja juaj dhe ju do të mund të bëni projekte që prekin sferën sentimentale, edhe pse nuk ka ardhur ende momenti për t’ia komunikuar planet tuaja të dashurit të zemrës. Kalimi i Hënës në shenjën e Gaforres, do të ndikojë që të jeni më të mendueshëm se zakonisht.

Gaforrja: Shenja juaj do të renditet e pesta për këtë javë. Yjet ju këshillojnë që t’i besoni intuitës. Dielli do të kthehet nga shenja juaj dhe ajo që më parë ju dukej utopike, tani do t’ju duket më se e realizueshme. E enjtja do të jetë ditë me fat. Kalimi i Hënës në shenjën e Binjakëve do të ndikojë për mirë dhe për ju. Ditën e diel do të merrni një përgjigje pozitive që ka lidhje me punën.

Luani: Për këtë javë ju takon vendi i gjashtë. Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin financiar, sepse Hëna dhe Marsi do të kthehen në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Sido që të jetë, duhet të bëni kujdes me shpenzimet, në mënyrë që t’u paraprini problemeve më vonë. Marsi mund të ndikojë që të bëni veprime impulsive, por sigurohuni që ta keni ju kontrollin në dorë.

Virgjëresha: Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje, sepse këtë herë ju takon vendi i 12-të. Do të jenë fëmijët tuaj ata që më së shumti do t’ju hapin probleme. Ata me rebelizmin që i karakterizon janë më të prirur që të shkelin rregullat që ju keni vendosur. Një bisedë e sinqertë me ta do të ishte shumë e frytshme dhe do të vendoste pikat mbi “i”.

Peshorja: Pritet që kjo të jetë një javë e qetë dhe mjaft pozitive. Shenja juaj do të renditet në vendin e parë. Gjithçka do të shkojë mirë në marrëdhëniet me të tjerët. Do ta keni të lehtë për t’i bindur të gjithë me argumentet tuaja. Datat 19 dhe 20 qershor do të jenë ditë me fat. Edhe marrëdhënia në çift pritet që të jetë e mirë. Vetëm bëni kujdes si shpreheni ditën e diel, për të mos lënduar dikë.

Akrepi: Pritet që kjo të jetë një javë me ulje e ngritje. Jo më kot këtë herë do të renditeni në vendin e dhjetë. Bëni kujdes që të mos bini në pesimizëm apo të mos entuziazmoheni së tepërmi. Ju takon ju të ruani ekuilibrat. Nëse do të tregoni këmbënguljen e duhur, me siguri që do t’u bëni ballë të papriturave. Me pak durim gjithçka do të kalojë.

Shigjetari: Do të keni këto ditë një gjendje të zymtë shpirtërore dhe prandaj shenja juaj do të renditet në vend të nëntë. Kjo nuk do të kalojë pa u vënë re nga të tjerët. Shkak për këtë do të bëhet edhe periudha e pastabilizuar që po përjetojmë. Gjithsesi do të bënit mirë të reagonit, sidomos tani që Saturni është i kthyer nga shenja e Ujorit, sepse më pas gjithçka do të bëhej më e vështirë për ju në aspektin profesional.

Bricjapi: Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë më së miri. Duket se asgjë nuk do t’ju trembë, as xhelozia apo bërrylat në vendin tuaj të punës. Do të jetë gjithsesi një javë e lodhshme, ku mbase do t’ju duhet të punoni dhe ditën e diel, sidomos ata që kanë një aktivitet privat. Më pak entuziastë do të jenë ata që punojnë në varësinë e dikujt, sepse do të ndihen të kufizuar. Për këtë javë ju takon vendi i shtatë.

Ujori: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë dhe shenja juaj do të renditet në vend të dytë. Pas disa ulje-ngritjesh në marrëdhënien tuaj, partneri do të jetë më në fund entuziast dhe mes jush do të mbretërojë pasioni. Në aspektin profesional e hëna dhe e marta nuk do të jenë ditë pozitive, prandaj është e këshillueshme të mos bini pre e provokimeve të eprorëve apo kolegëve.

Peshqit: Shenja juaj do të renditet këtë javë në vendin e tetë. Do t’ju duhet të bëheni më praktikë, sepse disa çështje profesionale të mbartura nga javët e kaluara tashmë kërkojnë vëmendjen tuaj. Duhet patjetër t’u jepni zgjidhje, përpara se të jetë tepër vonë. Dashuria këto ditë do të kalojë në plan të dytë, sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte, ku mendjen do ta keni tjetërkund.