Ka disa shenja, të cilat të tregojnë se je në punën e duhur. Ndoshta nuk është kjo puna jote ideale, ama mund të jesh drejt asaj rruge me ca sinjale të vogla: bën atë që të pëlqen, ndihesh e plotësuar, je energjike, krenare, ke bërë shumë miq rreth e rrotull, ndihesh pjesë e grupit. Ky është një fillim i mirë! Shiko detajet!
1. Je energjike
Edhe pse je nisur për në punë, vetja të duket sikur po shkon për të kaluar një ditë argëtuese dhe ndihesh e lehtë si pupël. Në qoshen tënde të punës ndihesh si në një pistë kërcimi. Je e gatshme për çdo gjë dhe ke energji sa t’u japësh edhe kolegëve. Bingo! Është një shenjë e mirë që je në punën e duhur.
2. Jep kontributin tënd
Mendon se gjithmonë mund të gjesh mënyrat për të përmirësuar departamentin tënd. Kërkon të investosh në konceptimin e një produkti të ri të kompanisë. Po ashtu, preferon të qëndrosh në kutinë e rezervave të kompanisë, kur është fjala për sugjerimet që kërkon ajo herë pas here. Kontribuuese do të thotë që jep më shumë se bazat e pritshme nga ty, sipas përshkrimit të punës që bën.
3. Je krenare
Disa aspekte të punës që bën të bëjnë shumë krenare. Disa gjëra duhet të kalojnë patjetër në sipërfaqen e mendjes sate. Kompania ku punon të ka besuar projektin e menaxhimit, klientët e saj ndodhen në listën tënde. Po ashtu, përfitimet e kompanisë janë edhe pasojë e kontributit tënd. Je krenare për gjithçka bën dhe çdo punë depërton në identitetin tënd. Në çdo situatë të papritur, fjalët dhe mbrojtja të vijnë natyrshëm dhe gjithçka mendon e thua me zë të lartë dhe krenare.
4. Je gjithmonë mes miqsh
Puna jote nuk është thjesht një flluskë lumturie. Është pjesë e një grupi faktorësh të paparashikuar, duke përfshirë qasje të përditshme me njerëzit me të cilët punon. Mendon gjithmonë se si ta ushqesh shoqërinë. Ke gjëra të përbashkëta me ta, ndan kohë, ndan kënaqësi, ndan të qeshura, jep mbështetje. Përndryshe, puna mund të ishte e tmerrshme dhe me të drejtë do t’ia bëje vetes pyetjen: çfarë po bëj këtu? Miqësitë në punë inkurajojnë forcë dhe mbështetje të jashtëzakonshme. Nëse ke pasur ndonjëherë një mik që të do, e di mjaft mirë se ç’ndihmë mund të jetë.
5. Mëson gjithmonë nga puna
Kjo është një pikë, e cila nuk ka lidhje me moshën. Nuk ka rëndësi nëse je tetë apo tetëdhjetë. Mundësia për të mësuar të fal më shumë kënaqësi nga puna. Por kjo praktika e të mësuarit nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me punën tënde. Të mësuarit mund të jetë thjesht një stimul periferik. Ti mund të mësosh nga të qenit i ekspozuar përballë klientëve interesantë, nga punët vullnetare apo edhe nga aktivitetet e bamirësisë. Teknikisht është një pjesë e punës, e cila të kënaq dhe të bën të ndërtosh marrëdhënie të reja me njerëzit. Në fakt, kjo mund të jetë edhe pjesa më e mirë e punës.