A e dini se edhe kafshët betohen për ‘dashuri të vërtetë’? Madje, disa prej tyre janë aq të përkushtuar ndaj partnerit sa vetëm vdekja mund t’i ndajë. Njihuni me ta!
Dashuria mes dy pinguinëve zgjat përgjithmonë. Ata shumë rrallë mund të ndodhë që të ndryshojnë partner.
Mjellmat qëndrojnë besnike në çift deri në fund të jetës. Jeta familjare e mjellmave ka cilësi shumë të mira, duke përfshirë miqësinë, kujdesin dhe dhembshurinë.
Majmunët Gibon – Këto kafshë jo vetëm që lidhen shumë në marrëdhënie dhe i përkushtohen deri në vdekje asaj por një e veçantë tek gibonët është se meshkujt dhe femrat kanë të drejta të barabarta.
Albatrosët – Mashkulli bën gjithmonë “udhëtime të gjata të punës” e ndërkaq femra vallëzon dhe kjo njihet si ritual i dashurisë.
Ujqit – Ujqit njihen si kafshë shumë të dhëna në marrëdhëniet e tyre. Ujku i përkushtohet shumë partnerës së tij dhe prej saj mund ta ndajë vetëm vdekja.
Kastorët – Tek kastorët femra është përgjegjësja e familjes. Sekreti i marrëdhieve të tyra të gjata dhe të lumtura është mençuria e partneres femër.
Dhelprat – Nëse dhelpra femër vdes, atëherë partneri i saj kurrë më nuk do të shikojë një femër tjetër dhe do të qëndroj beqar gjithë jetën e tij.
Të gjithë të apasionuarit pas botës së kafshës dhe pas natyrës mund të ndjekin programacionin e kanalit Tring Planet në platformën Tring!