Këto janë të mirat shëndetësore që i sjellin hudhrat

Kuriozitete

eating-garlic-780x439.jpg

Hudhrat njihen në tërë botën për përfitimet shëndetësore që i kanë.

Me shekuj të tërë hudhrat janë konsideruar si ‘ushqim shërues’. Metodë efektive për parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme është ngrënia e hudhrave në stomakun e zbrazët.

Pse është mirë të hani hudhra në stomakun bosh?

Studime të shumta tregojnë që konsumimi i hudhrave në stomakun bosh i bën ato antibiotikë të fuqishëm. Hudhrat janë shumë më efektive kur i hani herët në mëngjes, pasi që bakteret janë të ekspozuara dhe nuk mund ta mbrojnë veten, transmeton Telegrafi.

Veç që janë efektive për qarkullimin e gjakut, hudhrat gjithashtu mund të parandalojnë sëmundjet e ndryshme të zemrës dhe ndihmojnë në funksionimin e duhur të mëlçisë dhe fshikëzës.

Hudhrat si mjekësi alternative

Hudhrat konsiderohen si një nga ushqimet më të fuqishme që ndihmojnë në heqjen e helmeve të ndryshme që gjenden në trup. Ekspertët pohojnë që hudhrat ndihmojnë në heqjen e paraziteve dhe krimbave, parandalojnë sëmundjet si diabeti, depresioni dhe disa lloje të kancerit.

Hudhrat janë shumë të mira për trajtimin e sëmundjeve si:

– Tuberkulozi

– Bronkiti

– Astma

– Pneumonia etj. /Telegrafi/