Këto janë stolitë unike të mbretëreshës Elizabet

Kuriozitete

Nuk është ndonjë befasi që në një mbretëri 1,200 vjeçare, Mretëresha Elizabeta II të ketë trashëguar stoli të jashtëzakonshme dhe të çmueshme .Disa janë bërë veçanërisht për të, të tjerat janë trashëguar brez pas brezi në mbretërëri dhe i janë dhuruar asaj.

Më poshtë mund të shihni disa prej stolive marramendëse të Madhërisë së Saj:

Kurora Shtetërore e Kurorëzimit si Mbretëreshë – përbëhet nga 2868 diamante dhe gurë të tjerë të çmuar si 17 safirë, 11 smerald dhe 269 perla.

Kurora “Burmese Rubies” – një kurorë e punuar me rubinë, të cilën ia kanë dhuruar për kurorëzimin e saj.

Kurora “The Grand Duchess of Vladimir of Russia” – është e përbërë nga një varg diamantesh dhe perla.

Varësja “Japanese Pearl” – Kjo varëse me katër vargje me perla dhe një diamant i është dhuruar mbretëreshës nga qeveria japoneze në fillimet e viteve ‘80.

Kompleti i stolive “Amethyst Suite” – Seti glamuroz, i cili përfshin një spilë diamanti, varëse dhe vëthë prej diamanti, fillimisht ka qënë e nënës së mbretëreshës Victoria.

Kurora dhe kompleti “The Brazilian Aquamarine Parure” – ky komplet i është dhuruar mbretëreshës në Brazil për kurorëzim. Katër vite më vonë ajo ka kërkuar t’i bëjnë edhe kurorën që të plotësojë setin.

Kompleti “Cambridge and Delhi Durbar Parure” – varësja dhe vëthët janë prej smeraldi ndërsa kurora, e cila njihet edhe si ‘Kurora e Gjyshes”, ka qënë e Mbretëreshës Mary, përkatësisht gjyshes së Elizabetës II. Ajo përbëhet nga shumë perla, por është ridizenjuar me kërkesë të mbretëreshës Mary dhe ka qenë e preferuar nga Princeshë Diana dhe Dukesha e Cambridge, Cate Middleton.

Kurora “The Russian Fringe” – është kurora që mbretëresha ka vendosur në martesën e saj me Princin Philip në vitin 1947

Seti Viktorian me safirë e diamantë – seti është bërë enkas për Mbretëreshën Elizabeta II dhe i është dhuruar nga babai i saj, mbreti George VI, në ditën e saj të martesës. Kurora është punuar në vitin 1963.

Varësja “The Crown Rubin” – seti përmban varëse dhe spilë rubini, dhe është dizenjuar nga princi Albert për mbretëreshën Victoria.