Të gjithë e dimë që nëse bëhesh pjesë e familjes mbretërore ashtu si Kate Middleton apo Meghan Markle jeta nuk është me e njëjtë. Bashkë me këtë titull vijnë dhe angazhime të tjera siç janë dhe ndryshimi rrënjësor i veshjeve. Çdo pjestar i kësaj familjeje qoftë princeshë, dukeshë apo me tituj të tjerë duhet të ketë një stilistë private dhe të heq dorë njëherë e përgjithmonë nga këto veshje:
– Pantallonat e shkurtra: Pasi në eventet zyrtare nuk duhen shfaqur pjesë të caktuara të trupit
– Streçet: Veshja e tyre është gjithnjë formale dhe jo sportive.
– Xhaketa e lëkurës: Për të njëjtën arsye që përmendëm dhe më sipër.
– Fustanet e shkurtër
– Këpucët Louboutin
– Xhinset e grisura ose bluzat e shkurtra
– Çantat me rrip në mes: Kjo sepse sipas një rregulli të familjes mbretërore gratë duhet ë mbajnë çanta të vogla në mënyrë të tillë që njëra dorë të jetë e zënë dhe me tjetrën të përshëndesin personat.