1.Yndyra është e dëmshme për organizmin
Trupi ka nevojë për yndyrë që të funksionojë mirë, kryesisht Omega 3 dhe 6. Për aq kohë sa nuk e teproni me kaloritë gjithçka është në rregull. Yndyra që nuk duhet të konsumoni janë ato që quhen “trans fats” dhe gjenden tek produktet e pjekura, ato që përmbajnë margarinë dhe ushqimet e skuqura me vaj të zakonshëm.
2.Të hequrit dorë nga karbohidratet do ju bëjë të humbni në peshë.
I vetmi problem, sërish, është nëse e teproni me kaloritë. Ky eleminim i grupeve të caktuara të ushqimit ka çuar në shumë probleme shëndetësore, prandaj thjesht konsumoni në mënyrë të moderuar çdo përbërës.
3.Buka ju bën keq.
Sasia e tepruar e bukës e shoqëruar me produkte si gjalpi apo reçeli ndikon negativisht, por jo buka. Ndryshimi midis llojeve të ndryshme të bukës është shumë i vogël, prandaj zgjidhni atë që ju pëlqen.
4.Duhet të hash më shpesh që të përshpejtosh metabolizmin.
Të ngrënit më shpesh me siguri do bëjë që të hani më shumë kalori dhe të shtoni në peshë. Studimet tregojnë se kaloritë e konsumuara kanë rëndësi dhe jo si i shpërndani nëpër vakte.
5.Ju duhet të detoksifikoheni.
Dietat e detoksifikimit, pijet apo suplementet e ndryshme janë bizneset më të mëdha në fushën e ushqimit. Studimet tregojnë se shumica e këtyre kompanive as nuk njohin toksinat e trupit, jo më t’i pastrojnë ato. Vetë organet punojnë për këtë detyrë, nuk është nevoja për produkte të tepërta.